Njësiti i Kërkim Shpëtimit i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës sot (e hënë) ka gjetur trupin e pajetë të Naim Gashit, 47-vjeçar nga fshati Sapniq i Komunës së Rahovecit, njofton Insajderi.
I ndjeri tash e rreth një muaj po kërkohej nga FSK-ja pasi ishte hedhur nga “Ura e Fshajtë” në Gjakovë.
“Operacionet e Kërkim Shpëtimin janë realizuar në kushte shumë të vështira të punës që nga data 26 janar deri më 22.02.2021, dhe janë realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Komunën e Rahovecit dhe klubin e zhytjes ‘Trepça’”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Ndërkohë, nga policia në Gjakovë kanë bërë të ditur për Insajderi-n se trupi i viktimës është gjetur në lum, afër 600 metra largësi nga “Ura e Fshajtë”./Insajderi.com
FSK-ja gjen trupin e pajetë të personit që ishte hedhur nga “Ura e Fshajtë”
Sot me datë 22 shkurt, Njësiti i Kërkim…
Posted by Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së on Monday, February 22, 2021