Momenti kur qytetarët ikin pas plagosjes së menaxherit të OneRecords

Momenti kur qytetarët ikin pas plagosjes së menaxherit të OneRecords

Të shtëna me armë zjarri  janë dëgjuar sot rreth orës 15:00 në Prishtinë në lagjen Dardania.

Përmes një komunikate për media policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur gjatë orës 15:00 na lagjen “Dardania” në Prishtinë, raporton Gazeta Insajderi.

“Sot rreth  orës 15:00, policia  ka marrë informacionin se në lagjen “Dardania”  në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, të cilat kanë hasur në viktimën ( i plagosur nga arma e zjarrit)”, thuhet në komunikatë.

Lexuesit e Telegrafit kanë dërguar video ku shihen qytetarët të frikësuar duke ikur nga vendi i ngjarjes.

Sipas policisë një person është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa tre të tjerë janë arrestuar

“M.E, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar për tretman mjekësor.  Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, si dhe ka sekuestruar tri armë zjarri (revole) .