Momenti nga të shtënat me armë në Pejë [video]

Momenti nga të shtënat me armë në Pejë [video]

Katër persona janë plagosur me armë zjarri në Pejë. Drejtori i Spitalit rajonal të Pejës, Skender Dreshaj, ka thënë se katër të plagosurit nuk janë në gjendje të rëndë.

Sipas tij, dy prej të plagosurve janë fëmijë.

“Gjendja e fëmijëve është kryesisht stabile. Ndërsa dy të lënduarit të tjerë kanë lëndime me armë zjarri afër enëve më të mëdha të gjakut të boshtit të kurrizit dhe gjendja e tyre është stabile. Por, për të qenë më të sigurt, do t’i transferojmë për QKUK, në Prishtinë”, ka thënë Dreshaj.

Ndërkaq, Gazeta Express ka siguruar një video-inçizim nga momenti kur dëgjohen të shtëna në qytetin e Pejës.