Momenti qesharak kur Mikullovci imitonte Veselin dhe “plasi” e qeshura në Kuvend (VIDEO)

Momenti qesharak kur Mikullovci imitonte Veselin dhe “plasi” e qeshura në Kuvend (VIDEO)

Të martën ka ndërruar jetë aktori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci.

Mikullovci gjatë viteve 2017-2019 ishte deputet në Kuvendin e Kosovës në Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjatë kësaj kohe ai kishte bërë për të qeshur gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës, njofton Insajderi.

Ishte momenti kur ai mori fjalën dhe filloi të imitonte kryetarin e atëhershëm të Kuvendit, Kadri Veselin.

“Epo fola shpejt kryetar se shumë shpejt po folni, spo di çfarë po folni, spo di çfarë po votoj”, kishte thënë Mikullovci. /Insajderi.com