Monika Kryemadhi merr mandatin e dytë si lidere e LSI-së

Monika Kryemadhi merr mandatin e dytë si lidere e LSI-së

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është zgjedhur edhe për një mandate në postin e liderës së kësaj partie, transmeton Insajderi.

Kryemadhi pa asnjë kundërkandidat mori gjithsejt 42 mijë e 807 vota, nga 44 mijë e 413 sa kanë votuar.

Lajmin e bëri të ditur kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor të LSI-së, Silvana Caka, në një konferencë për media.

“Ju bëjmë me dije, se për shkak të ndalimit të qarkullimit prej 22:00-06:00 materialet zgjedhore për disa qendra votimi jashtë qarkut të Tiranës janë dorëzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë paradites së sotme. Bazuar në tabelat përmbledhëse të rezultateve, konfirmojmë se ka përfunduar procesi i numërimit të fletëve të votimit për kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nga rezultatet e administruara kanë votuar 44.413 anëtarë nga të cilët 42.807 votuan pro kandidatit për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, zonjën Monika Kryemadhi. Bazuar në rezultatet e mësipërme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall kryetare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhin”, tha ajo.

Në zgjedhjet për delegatët e Konventës Kombëtare dhe Kryetarin e LSI, morën pjesë 44 mijë e 413 anëtarë ose 80.7 për qind e anëtarësisë.

Votimet ishin online dhe në qendra votimi duke, ku shifrat e dhëna nga Silva Caka referojnë se 28 mijë e 285 anëtarë të LSI votuan fizikisht dhe mbi 16 mijë e 128 anëtarë votuan online. /Insajderi.com