I morën arkat me vete – si u grabit kompania “Pastrimi” në Prishtinë

I morën arkat me vete – si u grabit kompania “Pastrimi” në Prishtinë

Mbrëmjen e së dielës, kompania “Pastrimi” në Prishtinë është bërë cak i hajnave.

Në këto xhirime të kamerave të kompanisë, tre hajnat shihen duke marrë njërën nga kutitë e vjedhura të kompanisë.

Menaxhmenti i kompanisë në fjalë ka konfirmuar se në njërën arkë të vjedhur ka pasur para, kurse në tjetrën dokumente, raporton KTV.

Ata thonë se kjo është hera e tretë që kompania është pre e hajnave, po që në herët e kaluara nuk kishin vjedhur para, pasi të njëjtat i kanë pasur të deponuara në bankë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, të cilat ia kanë përcjellë rastin njësisë së hetimeve.