Mori lëndime të rënda në një aksident në Podujevë, polici ia shpëton jetën

Mori lëndime të rënda në një aksident në Podujevë, polici ia shpëton jetën

Një person kishte marrë lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku mesditën e së martës në fshatin Gllamnik të Podujevës, njofton Insajderi.com.

Por, prezente në vendin e ngjarjes kishte qenë patrulla policore ku atij i kishte dhënë ndihmën e parë.

Pamje nga aksidenti ku një person mori lëndime të rënda.

Sipas Policisë së Kosovës, polici H.S., ka kryer një intervenim profesional duke nxjerr nga automjeti të lënduarin dhe duke shfrytëzuar njohuritë ka arritur që të lënduarit t’i lirojë organet e frymëmarrjes.

“Me datën 05.10.2021 rreth mesditës, në fshatin Gllamnik Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident ishin përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Njëri nga të lënduarit kishte marrë lëndime më të rënda dhe gjendja e tij ishte e rëndë. Patrulla policore e ndodhur në atë lokacion ka intervenuar menjëherë.

Polici H.S., ka kryer një intervenim profesional dhe të shpejtë duke e nxjerr nga automjeti të lënduarin rëndë dhe duke shfrytëzuar njohuritë dhe zhdërvjelltësinë e tij, ka arritur që të lënduarit t’i lirojë organet e frymëmarrjes, ta rehabilitojë gjendjen e tij dhe ta mbajë ashtu derisa ka arritur ekipi emergjent mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë./Insajderi.com