Morina: Numri i të infektuarve do të rritet sërish, nuk pranojmë vaksina lindore

Morina: Numri i të infektuarve do të rritet sërish, nuk pranojmë vaksina lindore

Arbër Morina, mjek në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka deklaruar se numri i të infektuarve me Coronavirus pritet të rritet ndjeshëm ditëve në vijim, pasi sipas tij, nuk po respektohen masat anti-COVID, transmeton Insajderi.

Ndërsa, lidhur me procesin e vaksinimit kundër virusit, Morina për Euroneës ka thënë se Kosova nuk pranon vaksina lindore.

Sipas tij, Kosova ka qasje properëndimore dhe kjo ka bërë që të jetë dyshuese në kualitetin e tyre.

“Humbja e kontrollit të ditëve të fundit për shkak të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve kanë bërë që njerëzit të mos kujdesen dhe mund të themi që ka qenë edhe një lëshim nga ana e qeverisë dhe keq-menaxhim. Në ditët e vijim pritet të rritet akoma më shumë numri i të infektuarve”, ka pohuar ai.

“Ne jemi negativë ndaj vaksinave kineze dhe ruse. Kemi qasje perëndimore, Kosova nuk pranon në asnjë rast vaksina lindore, por vetëm perëndimore. Ne dyshojnë edhe në kualitetin e tyre”, është shprehur tutje ai.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë kanë humbur jetën një mijë e 582 persona si pasojë e infektimit me COVID-19./Insajderi.com