Mos dilni jashtë, ajri i tmerrshëm sonte në Prishtinë!

Mos dilni jashtë, ajri i tmerrshëm sonte në Prishtinë!

Banorët e qytetit të Prishtinës janë duke u përballur me ndotje të lartë të ajrit, shkruan Insajderi.

Sipas matjeve të Ambasadës Amerikane në Kosovës, ndotja e regjistruar në orën 22:00 është në shkallën 215, apo shumë e pashëndetshme.

Ndotja e ajrit çdo dimër është bërë dukuri në vendin tonë. Një ndër shkaqet e ndotjes sipas ekspertëve është ngrohja e pakontrolluar me thëngjill. Ministria e Ambientit kohë me parë ka blerë disa ekrane që janë vendosur në pika të caktuara të kryeqytetit dhe e tregojnë shkallën e ndotjes.