“Mos e lëndoni UÇK-në, sepse mund ta humbësh lirinë”

“Mos e lëndoni UÇK-në, sepse mund ta humbësh lirinë”

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që askush të mos e ofendojë UÇK-në, meqë falë saj është arritur liria.

“Mos e lëndoni UÇK-në, sepse je i lirë falë asaj dhe nëse e ofendon atë mund ta humbësh lirinë”, ka thënë Haradinaj.

Në një intervistë për RTV Dukagjini, Haradinaj ka folur rreth Kosovës së pasluftës dhe rreth sjelljes së pjesëtarëve të UÇK-së.

“Ushtarët gjithë kanë qenë qytetarë, para se me u bë ushtarë. Njerëz të zakonshëm, me punë të zakonshme, jetë të zakonshme. Një vit luftë i ka stër-traumatizuar, popujt i stërvitin me vite të tëra dhe pas 6 muajve luftë i kthejnë tek psikologu dhe i detyrojnë me hy nëpër intervista me pa a janë në gjendje me vazhdu jetën e zakonshme”, ka shtuar ai.

Haradinaj ka komentuar çështjen se a kanë bërë krime ushtarët e UÇK-së. Lidhur me këtë, ai ka thënë se mund të ketë pasur lëshime e gabime.

“Krimet e pasluftës duhet me e ditë gjykata, unë nuk e di që kanë bërë krime ushtarët pasluftës”, ka shtuar ai.

“Mua më vjen keq që Kosova nuk ka qenë shtet më funksional që me iu dhënë ushtarëve ndonjë punë, e jo me mbet sikur kanë mbet. Ndonjë gabim edhe mundet me ndodhë, por çka kemi mundur me bë ne në Deçan, Pejë e Gjakovë, krejt të djegura?”, ka thënë ndër tjera Haradinaj gjatë kësaj interviste.