“Mos i sulmoni mjekët, fajin e kanë politikanët”

Profesori universitar, Blerim Latifi ka shkruar se faji qëndron tek politikanët jo tek mjekët për situatën e krijuar me COVID-19/

“Mos i sulmoni mjekët, fajin e kanë politikanët”

Profesori universitar, Blerim Latifi ka komentuar situatën e fundit të krijuar pas pandemisë ku po raportohen shumë raste të të infektuarëve, por tashmë edhe numri i të vdekurve është rritur dukshëm.

Latifi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se fajin nuk e kanë mjekët për situatën me COVID-19, por politikanët.

“Mos i sulmoni mjekët! Ata nuk kanë faj. Faj kanë politikanët, të cilët tash e 20 vjet asnjëherë se kanë marrë seriozisht sistemin shëndetësor, duke e lënë në një gjëndje të mjerueshme, me kapacitete minimale për të përballuar kriza të tilla si kjo e covid-19”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Postimi i plotë:

Mos i sulmoni mjekët! Ata nuk kanë faj. Faj kanë politikanët, të cilët tash e 20 vjet asnjëherë se kanë marrë seriozisht sistemin shëndetësor, duke e lënë në një gjëndje të mjerueshme, me kapacitete minimale për të përballuar kriza të tilla si kjo e covid-19.

E vetmja rrugë e përballjes së suksesshme me pandeminë ka qenë ajo e masave të vetëkujdesit të popullatës. Ne nuk e bëmë këtë.

Me t’u lehtësuar masat, iu rikthyem rutinës së para pandemisë, ndërsa në media dhe në publik filluan të dominojnë budalltë e teorive konspirative që e shpallnin pandeminë si një mashtrim të madh. Tash situata pandemike ka dalë jashtë kontrollit.

Qeveria Hoti duket se nuk është në gjëndje ta përballoj kaosin.Askush nuk i trembet vendimeve të saj.Ministri i Shëndetësisë vepron në një terra incognita për të.

Thjesht ai nuk ka haber për fushën të cilën e drejton.Ideja për të rikthyer karantinimin e shoqërisë nuk ka për të funksionuar më.

Me pak fjalë ne jemi para një dështimi tjetër të madh.