
Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Krujën dhe familjet e mbledhura në Thumanë, të cilat mbetën të pastreha pasi tërmeti u prishi shtëpitë.
I shoqëruar nga deputetja Eglantina Gjermeni dhe biznesmeni Behgjet Pacolli që u vetëofrua të dhuronte 1.5 milionë euro për të prekurit nga tërmeti, Rama ka vizituar familjet e strehuara provizorisht në ambjentet e shkollës “NR.4” në Krujë.
Sapo është futur në sallën e palestrës, kryeministri është ulur me gratë dhe ka nisur të diskutojë për dëmet e shkaktuara në banesa. Të pranishëm ishin edhe kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi dhe deputeti Rrahman Rraja.
Por kryeministrit ia ka tërhequr vëmendjen një fëmijë që mbante në duar një automatik lodër. Rama i tërheq vëmendjen për lodrën, por djali i vogël largohet duke qarë.
Pjesë nga biseda
Rama: Mos ma drejto mua automatikun, ç’e ke atë automatic
Djali: Është lodër…
Rama: Ç’a lodre mer, si më drejton mua automatikun
Gratë: Është Bujari vogël ore, e ka lodër
Rama: Hajde këtu me mua hajde…!
Por djali i vogël ikën duke qarë pasi u tremb nga të bërtiturat e kryeministrit.
Rama: Hajde more këtu, hajde! Hajde te shoku jot…
Gratë: U prek, në nga Kruja jemi të ndjeshëm. U mërzit djali.
Rama: Hajde more këtu! Të mërzita? Më fal! Më fal pra tani…
#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱Krujë, me Eglantinën, deputeten e zonës që meriton njëmijë urata për shërbimin e përulur, që u ka bërë krejt larg syve të medias familjeve të mbledhura në kampin e Thumanës, pa pushim e pa i’u ndjerë zëri, së bashku me rrjetin e vajzave vullnetare, krahas trupave të shtetit❤ #SHEMBULL🙏https://e-albania.al/dhuro/
Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 5. Dezember 2019
Me kokën ulur djali rri në prehrin e kryeministrit dhe siç duket mërzia s’I ka kaluar akoma. Rama fillon të flaës sërish për dëmtimet e shtëpive.
Bujari i vogël vijon të jetë i mërzitur dhe largohet nga prehri i kryeministrit. Ai mbështetet në kraharorin e Gjermenit.
Rama: Çfarë qenka ky kështu? Qenka lule mos prek…