(Mos) njohja e Kosovës nga Xhamajka – vjen reagimi Vlora Çitakut

(Mos) njohja e Kosovës nga Xhamajka – vjen reagimi Vlora Çitakut

Pas demantimit të lajmit se shteti i Xhamajkës e ka njohur Pavarësinë e Kosovës, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë se shumë palë të tjera janë të përfshira në këtë rast.

Sipas saj, do të ishte jo diplomatike, jo korrekte, dhe anti-kombëtare që sot ajo për ta mbrojtur veten, të zbuloj emra dhe detaje.

Ajo ka shtuar se çdo gjë do të sqarohet me kohë.

“Jam përmbajtur nga deklarimi publik lidhur me kaosin e shkaktuar rreth njohjes nga Xhamjaka sepse shumë palë të tjera janë të përfshira. Palë që ndodhen jashtë Kosovës. Do të ishte jo diplomatike, jo korrekte, dhe anti-kombëtare që unë sot, për ta mbrojtur veten, të zbuloj emra dhe detaje”.

“Çdo gjë do të sqarohet me kohë”, ka shkruar Çitaku në profilin e saj në Facebook.

Ka qenë Presidenti Hashim Thaçi ai i cili me shumë entuziazëm tregoi të enjten se Xhamajka e ka njohur Kosovën.

Por vetëm pak orë më pas, në mëngjesin e djeshëm – njoftimi i tij u demantua nga ministrja e jashtme xhamajkane.

Ajo tha se shteti i saj s’e ka njohur ende Kosovën, shkruan Insajderi.