“Mos të humbim kohë duke vajtu” – Haradinaj ka një mesazh për opozitën

“Mos të humbim kohë duke vajtu” – Haradinaj ka një mesazh për opozitën

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se në Kosovë ka shumë tema për të cilat mund të kërkohen zgjedhje.

Por ka theksuar se të gjitha partitë që të mos humbin kohë duke vajtuar.

Haradinaj në Klan Kosova tha se koha duhet të shfrytëzohet për të kryer punët e mira për vendin.

“I kisha lut të gjithë që mos ta humbim kohën tu vajtu po e rrëzojmë qeverinë, po e rrëzojmë qeverinë, por ta shfrytëzojnë kohën me kry diçka për të mirën e këtij vendi”, deklaroi Haradinaj.

Ai theksoi se kur ka tema me interes nacional, duhet të ketë koncensus mes partive.

“Duhet të gjinden do herë kur ka interesa nacional.  Nuk është nja tragjedi edhe nëse sijnë zgjedhjet. Unë e drejtoj AAK-në që është njëra nga partitë më stabile, dhe mund të them se nuk frikësohemi”, tha Haradinaj.

Shefi i ekzekutivit kosovar gjithashtu foli për korrigjimin e kufijve.

Ai vlerësoi se kjo është një temë e vdekur, duke pretenduar se të njëjta fjalë ia ka thënë edhe kancelarit Kurz. /Insajderi.com