“Mos u besoni deklaratave banale të politikaneve, s’ka liberalizim të vizave as në pjesën e parë të 2020-së”

“Mos u besoni deklaratave banale të politikaneve, s’ka liberalizim të vizave as në pjesën e parë të 2020-së”

Njohësi i çështjeve politike, Artan Murati ka thënë se liberalizim të vizave nuk do të ketë as në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.

Përmes një postimi të tij në Facebook Murati, ka shkruar se Kosova arrin të jetë pjesë e rendit të ditës në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave, do të ishte suksesi më i madh i këtij viti në këtë aspekt.

Nuk ka liberalizim të vizave këtë vit. Mos u besoni deklaratave banale të politikaneve. Liberalizim nuk do të ketë as në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, e kjo më e pakta. Nëse arrijmë të jemi pjesë e rendit të ditës për mbledhjen e ardhshme të Këshillit (të Ministrave), ky do të ishte suksesi më i madh i këtij viti në këtë aspekt. Mirëpo, edhe kjo është pak e besueshme, sepse ne kemi punë më të mençura sesa të merremi me një problem që tanimë është problem social, pra, izolimin”, ka shkruar Murati.

Tutje, ai ka shkruar se jem pa institucione që nga korriku dhe kjo situatë sipas tij është për keqardhje

“Jemi pa institucione prej korrikut. Do të jemi pa institucione së paku deri në janar. Kjo është situatë për keqardhje”, ka përfunduar Murati.