“Mos u bo i lazdrushëm” – Hashim Thaçi ‘agresivë’ ndaj analistëve

“Mos u bo i lazdrushëm” – Hashim Thaçi ‘agresivë’ ndaj analistëve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar edhe njëherë anën e tij ‘agresive’ me gazetarët kur i kërkohet një përgjigje e saktë lidhur me një çështje të caktuar.

Ai edhe sonte në Debat Plus në RTV Dukagjini është bërë nervoz në disa raste. Analistin, Imer Mushkolaj e ka quajtur lazdran teksa ai po i bënte një pyetje.

“Kur flas dëgjo. Mos u bë i lazdrushëm”, i ka thënë Thaçi, Mushkolajt.

Kur është pyetur se cili është kompromisi i dhimbshëm presidenti Thaçi në vend të përgjigjes ka këshilluar gazetarët si të sillen.

“Kur ta marrësh fjalën, merre edhe qo deri në fund, pastaj kur e marrë unë dëgjo, hajt se ja u rrit naj like mos u mërzit, po ti s’po le as me u përgjigj. E mora vesh pyetjen qe 10 herë je tu ma përsërit. Merre përgjigjen shqip shqip shqip”, ka thënë Thaçi në Debat Plus në TV Dukagjini.