Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi, ka publikuar një fotografi të ish-presidentit Hashim Thaçi, me një mbishkrim në të, pas përplasjes së sotme në Kuvend me deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, njofton Insajderi.
Muzaqi në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar fotografinë e Thaçit, mbi të cilën qëndrojë fjalët e këtij të fundit derisa ishte kryetar i PDK-së, kur më 2015 kishtë thënë se “kush nuk e voton Gjykatën Speciale është armiku i pavarësisë së Kosovës dhe i UÇK-së”.
Muzaqi u ka thënë deputetëve të PDK-së që të mos “marrin yrysh” sepse nuk ua kanë frikën.
Një opozitë si kjo, pa kauzë e pa ide! Një pdk që në mungesë të argumentit vjell vrer e ofendon secilin. Mos u turrni me yrysh e me gjuhë analfabetësh funksional sepse as nuk ua kemi frikën as respektin”, ka shkruar ai.
Më tej, Muzaqi ka shkruar poashtu se Gjykatën speciale e kanë formuar pikërisht PDK-ja.
“E sa i përket vajtimit tuaj me lot krokodili për Gjykatën Speciale ua rikujtoi që atë ia mbivendoset Sistemit të Drejtësisë pikërisht ju”. /Insajderi.com