Mosmarrëveshje familjare rreth pronës – një burrë dhe tri gra rrahen mes vete

Mosmarrëveshje familjare rreth pronës – një burrë dhe tri gra rrahen mes vete

Një burrë dhe tri gra janë përleshur fizikisht mes vete gjatë ditës së djeshme në Kamenicë, njofton Insajderi.

Siç raporton policia në njoftimin e saj 24-orësh, kjo përleshje ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje brenda familjes që ka të bëjë me pronën.

I dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Kamenicë, 09.10.2020-09:20.Raportohet se katër të dyshuar, një mashkull dhe tre femra  kosovare pas një mosmarrëveshje familjare rreth pronës, janë përleshur fizikisht në mes vete. I dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com