Mosmarrëveshje mes tre personave në Viti, përdoret arma

Mosmarrëveshje mes tre personave në Viti, përdoret arma

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Viti, pasi që dyshohet se i njëjti ka shtënë me armë zjarri pas një kacafytje që kishte pasur me dy persona të tjerë, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, viktimat kanë arritur t’i largojnë armën duke e hedhur në tokë.

Në vendin  ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë, ndërsa arma nuk është gjetur.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje

“Viti  09.01.2021-17:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me dy viktimat meshkuj kosovar, ka ardhur deri te kacafytja mes tyre,  ku me pas i dyshuari ka shtënë me armë zjarri ,viktimat kanë arritur ti largojnë armen duke e hedhur në tokë . Ne vendin  ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë  dhe një predhë, ndërsa arma nuk është gjetur. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com