Dy familje janë përleshur mes vete të enjten rreth orës 18:45, duke përdorur edhe armë zjarri në rrugën ”Lumi” në Mitrovicë, shkruan Insajderi.
Policia përmes një njoftimi, ka deklaruar se ka arrestuar dy persona të dyshuar me inicialet H.G, 55 vjeçar dhe F.T, 17 vjeçare , ku thuhet se i dyshuari i parë me mjet të fortë(thikë) ka goditur viktimën.
“Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, janë hasur njolla gjaku dhe dy gëzhoja, dyshohet se deri te incidenti ka ardhur si pasoj e një mosmarrëveshje në mes dy familjeve, të cilët janë involvuar në rrahje”, thuhet në raport.
Sipas policisë, viktima është trajtuar në spitalin rajonal të Mitrovicës dhe për mjekim të mëtutjeshëm është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit H.G., 55 vjeçar është iniciuar rasti ‘Vrasje në tentativë’ dhe ndaj të dyshuarit të dytë, F.T., 17 vjeçar është iniciuar rasti me veprat: ‘Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armëve’, ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ndërsa me vendim të prokurorit të dy të dyshuarave ju caktohet masa e ndalimit policor”, thuhet më tej në njoftim./Insajderi.com