Mospajtime brenda KQZ-së për votat e diasporës

Mospajtime brenda KQZ-së për votat e diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhje sot ku është diskutuar për aktgjykimin e Gjykatës Supreme për numërimin e fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se në bazë të këtij aktgjykimi janë të obliguar të numërojnë fletëvotimet nga diaspora.

“Në bazë të këtij aktgjykimi jemi obliguar që t’i numërojmë fletëvotimet nga diaspora. E kemi obligimin dhe nuk mendoj që kemi çka të diskutojmë. Na pëlqeu, nuk na pëlqeu do ta zbatojmë”, tha ajo.

Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi tha se me këtë vendim ka ndryshuar ligji për zgjedhje.

“Me këtë vendim ka ndryshuar ligji për zgjedhje. 1 mijë e 700 pako çka do të bëjmë që kanë ardhur me 17 tetor”, tha ai.

Anëtari i LDK-së Sami Hamiti, tha se vendimi i Supremes është në kundërshtim me ligjin për zgjedhje.

“Është një vend që është në kundërshtim me ligjin për zgjedhjeve. Me atë logjikë duhet të shikohet mos ka mbetur ndonjë kompani tjetër pa i pru votat. Procesi deri ditën e votimit ka shkuar mirë, tash jemi duke e bastardua”, tha ai.

Anëtari i VV-së, Adnan Rrustemi, tha se vendimi është i drejtë.

“Aktgjykimi nuk mund të diskutohet, unë konsideroj që është një vendim i drejtë. Në rastin konkret, aktgjykimi flet për principin e pranueshmërinë e fletëvotimeve me vota.

Në këtë mbledhje, KQZ-së ka marrë vendim për plotësim të vendimit 195/2019 mbi caktimin e lartësisë së mjeteve nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike për vitin 2019, ku lejohet transferimi i fondeve për mbështetjen e subjekteve politike, për financimin e aktiviteteve të rregullta të subjekteve politike vetëm deri në datën e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më 6 tetor 2019.