
2 mijë e 358 gjoba janë shpërndarë brenda njëzetekatër orëve të fundit për shkak të mos-respektimit të masave anti-COVID.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin ditor.
Këto gjoba bazë ligjore e kanë ligjin anti-COVID, të miratuar në Kuvendin e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “duhet të gjobitet çdokush që nuk i zbaton masat anti-COVID”.
Gjatë njëzetekatër orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 21 vdekje dhe 1 mijë e 278 infeksione. /Insajderi.com