Mot i ftohtë dhe me ngrica sot në Kosovë

Mot i ftohtë dhe me ngrica sot në Kosovë

Mot i ftohtë dhe me ngrica do të mbizotërojë gjatë kësaj jave në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se parashihen edhe reshje bore, ndërsa të enjten pritet ngritje graduale në fushat termike në dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve do të lëvizin ndërmjet -11 gradë Celsius deri në -4 gradë Celsius. Kurse ato maksimalet parashihet të lëvizin ndërmjet -4 gradë deri +5 gradë Celsius.

“Java e tretë e muajit shkurt fillon me mot të ftohët dhe me vranësira të shpërndara. Deri të enjten do të ketë ngrica. Të mërkurën vende-vende parashihet të ketë reshje të dobëta bore. Nga dita e enjte priten ngritje graduale në fushat termike, në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve do të lëvizin ndërmjet -11 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 gradë deri +5 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, njofton IHMK./Insajderi.com