Mot i ftohtë edhe sot në Kosovë

Mot i ftohtë edhe sot në Kosovë

Moti i ftohtë do të vazhdojë të mbizotërojë edhe gjatë ditës së premte në Kosovë.

Masat e ftohta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e kontinentit do të jenë të qëndrueshme gjatë ditëve vijuese.

Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bëjnë të ditur se në fushat barike ka rënie ashtu sikurse edhe në ato termike.

Herë-herë do të ketë edhe fjolla bore e kryesisht do të ketë gjatë së shtunës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri në -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius./Insajderi.com