Mot i ndryshueshëm gjatë ditës së sotme

Mot i ndryshueshëm gjatë ditës së sotme

Mot i ndryshueshëm pritet të mbajë gjatë ditës së sotme në Kosovë, njofton Insajderi.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se parashihet të ketë mot me diell dhe herë-herë edhe me vranësira.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihet të lëvizin ndërmjet 21 dhe 27 gradë celsius.

Sipas njoftimit të IHMK-së, shi me intensitet të dobët parashihet të ketë gjatë mbrëmjes së të mërkurës dhe të enjten, duke mos e përfshirë gjithë territorin e vendit.

Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s. /Insajderi.com