Mot i ngrohtë, temperaturat arrijnë deri në 24 gradë Celsius

Mot i ngrohtë, temperaturat arrijnë deri në 24 gradë Celsius

Java e fundit e muajit prill do të karakterizohet me mot kryesisht me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vranësirat e pakta që do të jenë prezent, mund të krijojnë kushte për ndonjë rigë shiu pas ditës së mërkurë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-24 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Parashikimi i motit nga IHMK

Indeksi UV do të jetë mesatar deri i lartë në orët e mesditës. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit./Insajderi.com