Mot i qetë sot në Kosovë

Mot i qetë sot në Kosovë

Mot i qetë pa reshje shiu apo bore pritet të mbajë gjatë ditës së mërkurë në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

“Pas këtyre reshjeve të shiut dhe borës, vendi ynë do të ndikohet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme meteorologjike. Nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme”.

Kjo situatë, sipas IHMK-së ka mundësuar të kemi cilësi të mirë të ajrit në gjithë territorin e vendit, duke mundësuar kushte të mira biometeorologjike.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius”.

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare./Insajderi.com