Mot i vranët dhe me diell sot në Kosovë

Mot i vranët dhe me diell sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot (e enjte) në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Nuk parashikohet të ketë reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5 e 10 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga veriperëndimi 1-6 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Insajderi.com