Mot i vranët dhe me reshje bore në ditën e zgjedhjeve në Kosovë

Mot i vranët dhe me reshje bore në ditën e zgjedhjeve në Kosovë

Mot i vranët dhe me reshje bore pritet të jetë gjatë ditës së nesërme, ku mbahen edhe zgjedhjet nacionale në Kosovë, njofton Insajderi.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius.

IHMK apelon kujdes të shtuar për ngasësit e veturave për shkak të ngricave si pasojë e temperaturave të ulëta./Insajderi.com