Mot i vranët dhe me reshje shiu sot në Kosovë

Mot i vranët dhe me reshje shiu sot në Kosovë

Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu pritet të mbajë gjatë ditës së mërkurë në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik njofton se në shumë territore të ulëta do të ketë mjegull si pasojë e ndryshimit të temperaturave në stadet e ulëta të troposferës.

Ndërkaq, për ditën e enjte bëhet e ditur se nuk parashihen reshje pos ndonjë rigë e izoluar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1- 5m/s./Insajderi.com