Mot i vranët e me reshje shiu sot në Kosovë

Mot i vranët e me reshje shiu sot në Kosovë

Mot i vranët dhe me shkarkime rrufesh parashihet të mbizotërojë sot në vend, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), i cili ka njoftuar se temperaturat minimale do të sillen mes 12-14 gradë Celsius ndërsa maksimalet 24-25 gradë Celsius.

“Parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shi të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht ditën e enjte edhe pse ka tendenca që rreth relievit malor të ketë riga shiu edhe ditën e mërkurë”, njofton institute.

“Në fushat termike parashihet rënie kryesisht në vlerat e maksimaleve, derisa temperaturat minimale mbesin po thuaj konstante me ditët e fundit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Insajderi.com