Mot i vranët e vende-vende parashihet të ketë reshje shiu e bore

Mot i vranët e vende-vende parashihet të ketë reshje shiu e bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë ditës së enjte, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu dhe bore. Reshjet më të fokusuar parashihen në viset e larta”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Ilustrim

Muaji janar është karakterizuar me reshje të dendura bore.

Gjithashtu, temperaturat janë shënuar deri në -16.

Mot pothuajse i njëjtë ka vazhduar edhe në fillim të muajit shkurt./Insajderi.com