Mot kryesisht i vranët me rënie të temperaturave për 9-11 gradë Celcius, pritet të mbajë sot në vend, njofton Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në njoftimin e të cilëve thuhet se kjo situatë e krijuar meteorologjike vjen si pasojë e prezencës së masave ajrore me origjinë nga verilindja.
Presioni atmosferik mbetet i lartë, dukshëm mbi vlerat e normales.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s. /Insajderi.com