Mot i vranët sot në Kosovë

Mot i vranët sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë së mërkurës do të mbajë mot i vranët me reshje të dobëta shiu dhe bore, përcjell Insajderi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu dhe bore, ndërsa në viset malore me reshje bore të intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Insajderi.com