Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se do të mbajë mot i ndryshueshëm gjatë dy ditëve të ardhshme.
Të premten parashihet të ketë vranësira të përcjellura edhe me rreze dielli.
Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, deri sa të shtunën sërish pritet të ketë ulje të vlerave termike, pasi që dita e shtune parashihet të jetë kryesisht e vranët dhe me reshje të dobëta shiu dhe bore, ndërsa në viset e larta parashihet te ketë reshje bore të intensitetit mesatar.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit!/Insajderi.com