Mot i vranët sot në Kosovë, nesër shi e borë

Mot i vranët sot në Kosovë, nesër shi e borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot (e premte) do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Ndërkaq, të shtunën parashihet të ketë reshje shiu dhe vende-vende kushte për reshje bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-10 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindje 1-5 m/s./Insajderi.com