Mot i vranët sot në Kosovë – Priten reshje shiu

Mot i vranët sot në Kosovë – Priten reshje shiu

Nga sot, e mërkurë, në Kosovë një sistem vranësirash të dendura do ta përfshijë territorin duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, njofton Insajderi.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nuk parashihen reshje të intensitetit të lartë deri me datë 17 maj, kur pritet një ndryshim pak sa më i theksuar i motit.

“Kushtet agrometeorologjike deri më tani nuk paraqiten të mira për shkak të thatësisë, por reshjet edhe ashtu të pakta që po parashihen do ta zbusin ketë situatë të krijuar agrometeorologjike. Indeksi UV do të jetë i lartë, kështu që këshillat e IKSHP që prej orës 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkt të diellit, mbesin në fuqi”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-11 m/s./Insajderi.com