Mot i vranët sot në Kosovë

Mot i vranët sot në Kosovë

Sot (e premte) në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët me intervale me diell, njofton Insajderi.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius derisa ato maksimale ndërmjet 8-13 gradë.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

“Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike mbeten relativisht të mira, përveç mëngjesit të së premtes ku ekziston rreziku që për shkak të ngricave të dëmtohen disa pemë të cilat ditë më parë kishin lulëzuar”./Insajderi.com