
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë së martës është parashikuar të ketë reshje të shiut dhe bores, përcjell Insajderi.
Temperaturat minimale do lëvizin ndërmjet -3 deri në 3 gradë Celius, ndërsa ato maksimalet ndërmjet 4 dhe 7 gradë.
“Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira për një shtresë të popullatës që kanë sëmundje kronike, ndërsa pjesëmarrësve në trafik ju këshillohet kujdes i shtuar. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Mot i ngjashëm do të vazhdojë të mbizotërojë deri më 18 apo 19 mars e më pas parashihen kthjellime dhe rritje të lehta të temperaturave./Insajderi.com