Mot me diell sot në Kosovë

Mot me diell sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot (e shtunë) do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Në mëngjes vende-vende parashihet të ketë mjegull dhe ngrica të dobëta.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Insajderi.com