Mot me diell dhe pjesërisht i vranët sot në Kosovë

Mot me diell dhe pjesërisht i vranët sot në Kosovë

Pas dy ditësh mot me vranësira e vende-vende edhe reshje shiu, dielli sërish doli në sipërfaqe, njofton Insajderi.com

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, i cili njoftoi se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. /Insajderi.com