
Mot me diell dhe vranësira të dendura pritet të mbajë sot në Kosovë, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në njoftimin e të cilit thuhet se në fushat termike parashihen rënie të lehta, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimaleve. Gjithashtu do të ketë rënie edhe në fushat barike.
Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet ndërmjet 29-31 gradë Celsius.
“Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte që gjatë ditës të ketë riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com