
Mot me diell do të mabjë edhe gjatë kësaj të marte në Kosovë, njofton Insajderi.com.
Mirëpo, nga e mërkura pritet të ketë ndryshim të motit në vend.
Kështu thuhet në njoftimin e fundit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga ku njoftohet se java do të karakterizohet me mot jostabil, i përcjellë me riga shiu të intensitetit mesatar e vende-vende edhe të intensitetit të lartë.
“Nga dita e mërkurë do të ketë ndryshim në parametrat meteorologjik, kështu që si pasojë e prezencës së masave të ajrit me presion të ulët do të ketë kushte të favorshme për krijimin e vranësirave të dendura të cilat parashihen të sjellin reshje dhe rënie të temperaturave maksimale”, thuhet në njoftim.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-9 gradë Celsius, derisa ato maksimalet 14-22 gradë.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-8m/s. /Insajderi.com