Mot me diell sot në Kosovë

Mot me diell sot në Kosovë

Mot me diell pritet të mbajë sot në Kosovë, njofton Insajderi.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

Prezenca e vranësirave mund të jetë vetëm përgjatë viseve malore, por reshje shiu nuk parashihen.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s. /Insajderi.com