Mot me diell sot në Kosovë

Mot me diell sot në Kosovë

Të premten në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, njofton Insajderi.

Ndërkaq të shtunën, sipas Institutit Hidromeorologjik, parashihet të ketë rënie të temperaturave maksimale, për shkak të rezistencës së masave ajrore të cilat kanë origjinë nga verilindja.

Temperaturat minimale do të lëvizini ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet ë lëvizin ndërmjet 16-26 gradë Celsius.

“Indeksi UV mbetet i lartë, kryesisht ditën e premte, kështu që apelohet kujdes ndaj atyre personave që kanë probleme me sëmundje kronike, sidomos kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17, mundësisht të jetë sa më i kufizuar. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Insajderi.com