Mot me diell sot në Kosovë

Mot me diell sot në Kosovë

Kosova edhe gjatë të shtunës do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik, përcjell Insajderi.

Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell, njofton Instituti Hidrometeorologjik.

Vranësirat mund të jenë të përqendruara kryesisht rreze maleve. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius.

“Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që të respektohen udhëzimet e IKSHP, që prej orës 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të Diellit. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.

Java e ardhshme parashihet me reshje!/Insajderi.com