
Mot me vranësira dhe me intervale të gjata me diell pritet të mbajë gjatë së mërkurës në Kosovë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.
Ndërsa, nga e enjtja priten reshje shiu e shkarkime rrufesh.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Insajderi.com