Mot me diell, temperaturat arrijë deri në 19 gradë

Mot me diell, temperaturat arrijë deri në 19 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell, ndërsa vranësirat do të jenë të përqendruara kryesisht rrëzë maleve.

IHK njofton se në mëngjes, sidomos deri të enjten parashihen ngrica dhe pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes, me theks të veçantë në viseve të larta ku rrugët vazhdojnë të mbeten të lagështa

“Nga dita e enjte do të ketë rritje të maksimaleve dhe kështu që vlerat e mesatareve do të regjistrohen konform me stinën që jemi. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira”, thuhet në njoftim.

Temperaturat në shkallë vendi do të lëvizin ndërmjet -7 deri 2 gradë Celsius, minimalet, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja, por në intervale të shkurta edhe nga juglindja me shpejtësi 1-6 m/s./Insajderi.com