Mot me më shumë diell këtë javë – këto janë temperaturat

Mot me më shumë diell këtë javë – këto janë temperaturat

Mot me më shumë diell e me pak vranësira pritet të mbajë gjatë kësaj jave në Kosovë, njofton Insajderi.com.

Siç bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, kjo javë fillon me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Parashihen intervale të gjata me diell dhe me pak vranësira të cilat më të fokusuara do të jenë nga dita e enjte dhe gjatë fundjavës.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius”, thuhet në këtë njoftim.

Tutje, IHK njofton se do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, por dominuese do të jetë drejtimi i verilindjes, ku shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri 11m/s. /Insajderi.com