
Mot me shi dhe temperatura të ulëta do të vijoj të mbajë edhe së shtunës në Kosovë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Në viset e larta parashihet të bie borë, derisa në viset e ulëta parashihet të bie shi dhe borë.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s./Insajderi.com